Dhjata e Re

Mateu 28:4-18 Së Bashku (ALNT)

4. Rojat i zuri një frikë aq e madhe, saqë u drodhën dhe mbetën si të vdekur.

5. Engjëlli foli dhe u tha grave: «Mos kini frikë! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuarin.

6. Nuk është këtu, se ai u ngjall siç pati thënë. Ejani e shihni vendin ku qe vënë.

7. Shkoni shpejt dhe u thoni dishepujve të tij se ai u ngjall prej të vdekurve dhe se do të shkojë përpara jush në Galile. Atje do ta shihni. Këto kisha për t’ju thënë».

8. Ato u larguan me të shpejtë nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuan për të lajmëruar dishepujt.

9. Dhe ja, Jezui u doli përpara e u tha: «Ju përshëndes!». Ato iu afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan.

10. Atëherë Jezui u tha: «Mos kini frikë! Shkoni e u thoni vëllezërve të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».

11. Ndërsa gratë ishin rrugës, disa roja shkuan në qytet dhe u treguan kryepriftërinjve gjithçka që kishte ndodhur.

12. Kryepriftërinjtë dhe pleqtë u mblodhën dhe pasi ranë në një mendje, u dhanë ushtarëve një shumë të madhe parash

13. dhe u thanë: «Ju duhet të thoni se dishepujt e tij erdhën gjatë natës kur ju po flinit dhe e vodhën trupin e tij.

14. Po ta marrë vesh qeveritari, do ta bindim ne dhe nuk do të lejojmë që ju të ndëshkoheni».

15. Ata morën paratë dhe bënë siç i mësuan. Kështu këto fjalë janë përhapur ndër judenjtë deri në ditët e sotme.

16. Të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në malin që u kishte thënë Jezui.

17. Kur e panë Jezuin, e adhuruan, por disa prej tyre dyshuan.

18. Jezui iu afrua dhe u tha:«Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë,

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 28