Dhjata e Re

Mateu 28:13-20 Së Bashku (ALNT)

13. dhe u thanë: «Ju duhet të thoni se dishepujt e tij erdhën gjatë natës kur ju po flinit dhe e vodhën trupin e tij.

14. Po ta marrë vesh qeveritari, do ta bindim ne dhe nuk do të lejojmë që ju të ndëshkoheni».

15. Ata morën paratë dhe bënë siç i mësuan. Kështu këto fjalë janë përhapur ndër judenjtë deri në ditët e sotme.

16. Të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në malin që u kishte thënë Jezui.

17. Kur e panë Jezuin, e adhuruan, por disa prej tyre dyshuan.

18. Jezui iu afrua dhe u tha:«Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë,

19. prandaj shkoni e i bëni dishepuj të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të Shenjtë.

20. Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 28