Dhjata e Re

Mateu 28:11-15 Së Bashku (ALNT)

11. Ndërsa gratë ishin rrugës, disa roja shkuan në qytet dhe u treguan kryepriftërinjve gjithçka që kishte ndodhur.

12. Kryepriftërinjtë dhe pleqtë u mblodhën dhe pasi ranë në një mendje, u dhanë ushtarëve një shumë të madhe parash

13. dhe u thanë: «Ju duhet të thoni se dishepujt e tij erdhën gjatë natës kur ju po flinit dhe e vodhën trupin e tij.

14. Po ta marrë vesh qeveritari, do ta bindim ne dhe nuk do të lejojmë që ju të ndëshkoheni».

15. Ata morën paratë dhe bënë siç i mësuan. Kështu këto fjalë janë përhapur ndër judenjtë deri në ditët e sotme.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 28