Dhjata e Re

Mateu 28:1-8 Së Bashku (ALNT)

1. Pas së shtunës, në mëngjes herët, Maria Magdalena dhe Maria tjetër erdhën për të parë varrin.

2. Papritur ra një tërmet i fortë dhe një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, rrokullisi gurin dhe u ul mbi të.

3. Fytyra e engjëllit shndriste si vetëtima dhe rrobat i kishte të bardha si dëbora.

4. Rojat i zuri një frikë aq e madhe, saqë u drodhën dhe mbetën si të vdekur.

5. Engjëlli foli dhe u tha grave: «Mos kini frikë! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuarin.

6. Nuk është këtu, se ai u ngjall siç pati thënë. Ejani e shihni vendin ku qe vënë.

7. Shkoni shpejt dhe u thoni dishepujve të tij se ai u ngjall prej të vdekurve dhe se do të shkojë përpara jush në Galile. Atje do ta shihni. Këto kisha për t’ju thënë».

8. Ato u larguan me të shpejtë nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuan për të lajmëruar dishepujt.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 28