Dhjata e Re

Mateu 21:40-46 Së Bashku (ALNT)

40. Kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t’u bëjë këtyre vreshtarëve?».

41. Ata i thanë: «Do t’i vrasë pa mëshirë vreshtarët e këqij dhe vreshtin do t’ua japë vreshtarëve të tjerë, që do t’i japin të vjelat në kohën e duhur».

42. Jezui u tha: «A nuk i keni lexuar kurrë Shkrimet e shenjta që thonë: guri që ndërtuesit e hodhën tej, u bë guri i qoshes. Kjo është vepra e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tanë»?

43. Prandaj po ju them: «Mbretëria e Perëndisë do t’ju hiqet juve dhe do t’i jepet një kombi që do të japë fryte në të.

44. Kushdo që bie mbi këtë gur do të bëhet copë dhe, nëse ai gur bie mbi ndonjërin, do ta thërrmojë».

45. Kur kryepriftërinjtë dhe farisenjtë i dëgjuan shëmbëlltyrat e Jezuit, e kuptuan se po fliste për ta

46. dhe donin ta kapnin, por kishin frikë nga turma që e mbante Jezuin për profet.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 21