Dhjata e Re

Mateu 21:2-9 Së Bashku (ALNT)

2. dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe menjëherë do të gjeni të lidhur një gomaricë dhe një kërriç. Zgjidhini dhe sillini tek unë.

3. Nëse ju thotë gjë njeri, i thoni: “Zoti ka nevojë për ta dhe do t’jua kthejë menjëherë”».

4. Kjo ndodhi që të përmbushej çfarë ishte thënë përmes profetit:

5. I thoni bijës së Sionit: ja, po vjen te ti mbreti yt, plot butësi, hipur mbi një gomaricë dhe një kërriç, i vogli i gomaricës.

6. Dishepujt shkuan dhe vepruan siç i urdhëroi Jezui.

7. Sollën gomaricën me kërriçin, u vunë përsipër rrobat e tyre dhe Jezui u ul mbi to.

8. Shumë veta nga turma shtruan në rrugë rrobat e tyre, ndërsa të tjerë prisnin degët e pemëve dhe i shtronin në rrugë.

9. Turmat që ecnin përpara Jezuit dhe ato pas tij thërrisnin: «Hosana birit të Davidit, bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, hosana në lartësitë e qiejve!».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 21