Dhjata e Re

Mateu 18:8-15 Së Bashku (ALNT)

8. Nëse dora apo këmba jote të çon në mëkat, preje e hidhe tej! Është më mirë të hysh i gjymtuar ose i çalë në jetën e vërtetë, sesa t’i kesh të dyja duart dhe këmbët e të të hedhin në zjarrin e amshuar.

9. Dhe nëse syri yt të çon në mëkat, nxirre dhe hidhe tej! Është më mirë të hysh me një sy në jetën e vërtetë, sesa t’i kesh të dy sytë e të të hedhin në zjarrin e ferrit.»

11 . Sepse Biri i njeriut erdhi për të shpëtuar atë që qe humbur..

12. Si mendoni? Nëse një njeri ka njëqind dele dhe njëra prej tyre humb rrugën, a nuk do t’i lërë ai të nëntëdhjetë e nëntat në male për të kërkuar atë që humbi rrugën?

13. Dhe nëse e gjen, me të vërtetë po ju them se ai gëzohet më shumë për të sesa për të nëntëdhjetë e nëntat, që nuk e kishin humbur rrugën.

14. Po kështu edhe vullneti i Atit tuaj në qiej nuk është që të humbasë ndonjë prej këtyre të vegjëlve.»

15. «Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm. Po të dëgjoi, e ke fituar vëllanë tënd.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 18