Dhjata e Re

Mateu 18:7-25 Së Bashku (ALNT)

7. Mjerë bota për gjërat që i shtyjnë njerëzit në mëkat! Ato duhet të vijnë, por mjerë ai njeri që i shkakton ato!

8. Nëse dora apo këmba jote të çon në mëkat, preje e hidhe tej! Është më mirë të hysh i gjymtuar ose i çalë në jetën e vërtetë, sesa t’i kesh të dyja duart dhe këmbët e të të hedhin në zjarrin e amshuar.

9. Dhe nëse syri yt të çon në mëkat, nxirre dhe hidhe tej! Është më mirë të hysh me një sy në jetën e vërtetë, sesa t’i kesh të dy sytë e të të hedhin në zjarrin e ferrit.»

11 . Sepse Biri i njeriut erdhi për të shpëtuar atë që qe humbur..

12. Si mendoni? Nëse një njeri ka njëqind dele dhe njëra prej tyre humb rrugën, a nuk do t’i lërë ai të nëntëdhjetë e nëntat në male për të kërkuar atë që humbi rrugën?

13. Dhe nëse e gjen, me të vërtetë po ju them se ai gëzohet më shumë për të sesa për të nëntëdhjetë e nëntat, që nuk e kishin humbur rrugën.

14. Po kështu edhe vullneti i Atit tuaj në qiej nuk është që të humbasë ndonjë prej këtyre të vegjëlve.»

15. «Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm. Po të dëgjoi, e ke fituar vëllanë tënd.

16. Por, nëse nuk të dëgjon, merr edhe një ose dy të tjerë me vete, që çdo fjalë të mund të mbështetet me dëshminë e dy ose tre dëshmitarëve.

17. Nëse nuk pranon t’i dëgjojë, tregoja kishës dhe, po nuk pranoi të dëgjojë as kishën, le të jetë për ty si një pagan dhe tagrambledhës.»

18. «Me të vërtetë po ju them: çfarëdo që të lidhni në tokë, do të jetë e lidhur në qiell dhe çfarëdo të zgjidhni në tokë, do të jetë e zgjidhur në qiell.

19. Përsëri po ju them se nëse dy prej jush bien në një mendje për diçka që duan të kërkojnë, Ati im në qiell do t’ua japë.

20. Sepse atje ku janë të mbledhur dy a tre veta në emrin tim, unë jam aty, mes tyre».

21. Atëherë Pjetri erdhi te Jezui e i tha: «Zot, sa herë duhet ta fal vëllain që mëkaton kundër meje? Deri në shtatë herë?».

22. Jezui i tha:«Jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë.

23. Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet.

24. Kur filloi, i sollën njërin që i detyrohej dhjetë mijë talenta

25. dhe meqenëse ky nuk kishte të paguante, i zoti urdhëroi që të shitej së bashku me gruan, fëmijët dhe gjithçka që kishte, që të shlyhej detyrimi.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 18