Dhjata e Re

Mateu 18:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Atëherë dishepujt erdhën te Jezui dhe e pyetën: «Kush është më i madhi në mbretërinë e qiejve?».

2. Jezui thirri një fëmijë, e vuri mes tyre

3. dhe tha:«Me të vërtetë po ju them se, nëse nuk ktheheni dhe bëheni si fëmijë, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve.

4. Kush përulet si ky fëmijë, ai është më i madhi në mbretërinë e qiejve.

5. Kush pranon në emrin tim një fëmijë si ky, më pranon mua.»

6. «Nëse dikush shtyn në mëkat njërin prej këtyre të vegjëlve që besojnë në mua, për atë do të ishte më mirë të lidhte në qafë një gur të madh mulliri dhe të mbytej thellë në det.

7. Mjerë bota për gjërat që i shtyjnë njerëzit në mëkat! Ato duhet të vijnë, por mjerë ai njeri që i shkakton ato!

8. Nëse dora apo këmba jote të çon në mëkat, preje e hidhe tej! Është më mirë të hysh i gjymtuar ose i çalë në jetën e vërtetë, sesa t’i kesh të dyja duart dhe këmbët e të të hedhin në zjarrin e amshuar.

9. Dhe nëse syri yt të çon në mëkat, nxirre dhe hidhe tej! Është më mirë të hysh me një sy në jetën e vërtetë, sesa t’i kesh të dy sytë e të të hedhin në zjarrin e ferrit.»

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 18