Dhjata e Re

Mateu 17:5-15 Së Bashku (ALNT)

5. Ndërsa ai ishte ende duke folur, një re e shndritshme i mbuloi me hijen e saj dhe një zë nga reja tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur. Dëgjojeni!».

6. Kur e dëgjuan këtë, dishepujt ranë me fytyrë përdhe dhe i zuri një frikë e madhe.

7. Por Jezui u afrua, i preku dhe u tha: «Ngrihuni e mos kini frikë!».

8. Kur ngritën sytë, nuk panë askënd përveç Jezuit.

9. Kur po zbrisnin nga mali, Jezui i urdhëroi: «Mos i thoni askujt çfarë keni parë, derisa Biri i njeriut të ngjallet prej të vdekurve».

10. Atëherë dishepujt e pyetën: «Përse thonë skribët se duhet të vijë më parë Elia?».

11. Jezui u përgjigj: «Po, Elia po vjen dhe ai do të vërë gjithçka në vendin e vet.

12. Madje po ju them se Elia ka ardhur, por ata nuk e njohën dhe bënë me të çfarë deshën. Kështu do të vuajë edhe Biri i njeriut në duart e tyre».

13. Atëherë dishepujt e kuptuan se po u fliste për Gjon Pagëzorin.

14. Kur arritën te turma, Jezuit iu afrua një njeri, i ra në gjunjë

15. e i tha: «Zot, ki mëshirë për djalin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë. Shpeshherë bie në zjarr dhe në ujë.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 17