Dhjata e Re

Mateu 17:13-27 Së Bashku (ALNT)

13. Atëherë dishepujt e kuptuan se po u fliste për Gjon Pagëzorin.

14. Kur arritën te turma, Jezuit iu afrua një njeri, i ra në gjunjë

15. e i tha: «Zot, ki mëshirë për djalin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë. Shpeshherë bie në zjarr dhe në ujë.

16. Ua solla dishepujve të tu, por ata nuk mundën ta shëronin».

17. Jezui tha: «O brezni e pafe dhe e mbrapshtë! Edhe sa kohë do të jem me ju? Deri kur do t’ju duroj? Sillmani këtu!».

18. Jezui e qortoi djallin. Atëherë djalli doli prej djaloshit dhe ai u shërua në çast.

19. Pastaj dishepujt erdhën te Jezui dhe kur ishin vetëm, i thanë: «Përse ne nuk mundëm ta dëbonim?».

21 . «Por ky lloj djalli nuk dëbohet përveçse me lutje dhe agjërim».».

22. Kur ishin në Galile, Jezui u tha: «Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve,

23. ata do ta vrasin dhe ditën e tretë, ai do të ngjallet». Atëherë dishepujt u pikëlluan shumë.

24. Kur arritën në Kafarnaum, mbledhësit e tagrit të tempullit iu afruan Pjetrit dhe i thanë: «A e paguan tagrin mësuesi juaj?».

25. Ai u tha: «E paguan». Sapo Pjetri u kthye në shtëpi, Jezui iu drejtua i pari: «Si mendon ti Simon? Nga kush i marrin mbretërit e kësaj bote tagrat ose detyrimet? Nga bijtë e tyre apo nga të tjerët?».

26. Pjetri u përgjigj: «Nga të tjerët».Jezui i tha: «Atëherë bijtë janë të lirë.

27. Po për të mos i skandalizuar ata, shko te liqeni, hidh grepin dhe kap peshkun e parë që do të bjerë në të. Kur t’i hapësh gojën, do të gjesh një monedhë. Merre e paguaj për mua e për vete».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 17