Dhjata e Re

Mateu 17:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Pas gjashtë ditësh Jezui mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe vëllanë e tij, Gjonin, e i çoi në një mal të lartë, në një vend të vetmuar.

2. Atëherë ai u shndërrua para tyre. Fytyra i shkëlqeu si dielli dhe rrobat iu bënë të bardha si drita.

3. Pastaj atyre iu shfaqën Moisiu dhe Elia, që po flisnin me Jezuin.

4. Pjetri i tha Jezuit: «Zot, sa mirë që jemi këtu! Nëse dëshiron, do të ngre këtu tri tenda, një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian».

5. Ndërsa ai ishte ende duke folur, një re e shndritshme i mbuloi me hijen e saj dhe një zë nga reja tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur. Dëgjojeni!».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 17