Dhjata e Re

Mateu 11:24-30 Së Bashku (ALNT)

24. Por po ju them se toka e Sodomës do ta ketë më të lehtë se ju në ditën e gjykimit».

25. Atëherë Jezui tha:«Të falënderoj, o Atë, Zot i qiellit e i tokës, se ua ke fshehur këto gjëra të urtëve e të mençurve dhe ua ke zbuluar fëmijëve të vegjël.

26. Po, o Atë, se kështu të ka pëlqyer ty.

27. Gjithçka më është dhënë nga Ati im. Askush nuk e njeh Birin përveç Atit dhe askush nuk e njeh Atin përveç Birit dhe atij të cilit Biri dëshiron t’ia zbulojë.

28. Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, sepse unë do t’ju çlodh.

29. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,

30. sepse zgjedha ime është e butë dhe barra ime është e lehtë».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 11