Dhjata e Re

Mateu 11:21-29 Së Bashku (ALNT)

21. «Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaidë! Po të ishin bërë në Tir e në Sidon mrekullitë që u bënë ndër ju, ata do të ishin penduar me kohë, duke veshur thasë e duke hedhur hi mbi kokë.

22. Por unë po ju them se Tiri e Sidoni do ta kenë më të lehtë se ju në ditën e gjykimit.

23. Po ti, Kafarnaum,mos vallë do të lartësohesh deri në qiell?Në ferr do të plandosesh.Sepse Sodoma do të kishte mbetur deri më sot po të ishin bërë aty mrekullitë që u bënë te ti.

24. Por po ju them se toka e Sodomës do ta ketë më të lehtë se ju në ditën e gjykimit».

25. Atëherë Jezui tha:«Të falënderoj, o Atë, Zot i qiellit e i tokës, se ua ke fshehur këto gjëra të urtëve e të mençurve dhe ua ke zbuluar fëmijëve të vegjël.

26. Po, o Atë, se kështu të ka pëlqyer ty.

27. Gjithçka më është dhënë nga Ati im. Askush nuk e njeh Birin përveç Atit dhe askush nuk e njeh Atin përveç Birit dhe atij të cilit Biri dëshiron t’ia zbulojë.

28. Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, sepse unë do t’ju çlodh.

29. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 11