Dhjata e Re

Mateu 11:13-23 Së Bashku (ALNT)

13. Të gjithë profetët dhe ligji i Moisiut profetizuan deri në kohën e Gjonit.

14. Dhe doni apo s’doni ta pranoni, ai është Elia që duhej të vinte.

15. Kush ka veshë, le të dëgjojë.

16. Me çfarë mund ta krahasoj këtë brezni? Ajo u ngjan fëmijëve që ulen shesheve dhe u thërrasin të tjerëve

17. e u thonë:“I ramë fyellit për jue nuk kërcyet,vajtuame ju nuk mbajtët zi”.

18. Erdhi Gjoni që as ha e as pi, e njerëzit thonë: “Është i pushtuar nga djalli”.

19. Erdhi Biri i njeriut që ha e pi, e njerëzit thonë: “Ja grykësi e pijaneci, miku i tagrambledhësve e i mëkatarëve”. Por, urtia e Perëndisë dëftehet se është e drejtë nga vetë veprat e veta».

20. Atëherë Jezui filloi të qortojë qytetet ku u bënë pjesa më e madhe e mrekullive të tij, por që nuk ishin penduar:

21. «Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaidë! Po të ishin bërë në Tir e në Sidon mrekullitë që u bënë ndër ju, ata do të ishin penduar me kohë, duke veshur thasë e duke hedhur hi mbi kokë.

22. Por unë po ju them se Tiri e Sidoni do ta kenë më të lehtë se ju në ditën e gjykimit.

23. Po ti, Kafarnaum,mos vallë do të lartësohesh deri në qiell?Në ferr do të plandosesh.Sepse Sodoma do të kishte mbetur deri më sot po të ishin bërë aty mrekullitë që u bënë te ti.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 11