Dhjata e Re

Mateu 10:29-42 Së Bashku (ALNT)

29. A nuk shiten dy harabela për një qindarkë? Megjithatë asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa vullnetin e Atit tuaj.

30. Madje edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara.

31. Prandaj, mos kini frikë! Ju vleni më tepër se shumë harabela.»

32. «Kështu, kushdo që më rrëfen para njerëzve, edhe unë do ta rrëfej para Atit tim që është në qiej,

33. por kushdo që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim që është në qiej.»

34. «Mos mendoni se erdha të sjell paqen në tokë. Nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.

35. Kam ardhur të ndajbirin nga i ati, bijën nga e ëma; nusen nga e vjehrra

36. dhe armiqtë e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së tij.

37. Kush e do babanë apo nënën e vet më shumë se mua, nuk është i denjë për mua dhe ai që e do të birin ose të bijën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua.

38. Kush nuk e merr kryqin e vet për të më ndjekur, nuk është i denjë për mua.

39. Kush e gjen jetën e vet, do ta humbasë atë dhe ai që e humb jetën e vet për shkakun tim, do ta gjejë atë.»

40. «Kush ju pranon ju, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.

41. Kush pranon një profet se është profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe kush pranon një njeri të drejtë se është i drejtë, do të marrë shpërblimin e njeriut të drejtë.

42. Kushdo që i jep njërit prej këtyre të vegjëlve qoftë edhe një gotë ujë të ftohtë, sepse është dishepull, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 10