Dhjata e Re

Mateu 10:21-29 Së Bashku (ALNT)

21. Vëllai do ta dorëzojë vëllanë që ta dënojnë me vdekje e babai të birin. Bijtë do të ngrihen kundër prindërve dhe do t’i çojnë drejt vdekjes.

22. Të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim, por ai që do të qëndrojë deri në fund do të shpëtohet.

23. Kur t’ju përndjekin në një qytet, shkoni në një tjetër. Me të vërtetë po ju them se nuk do t’i keni përshkuar të gjitha qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.

24. Dishepulli nuk është më i madh se mësuesi dhe shërbëtori nuk është më i madh se i zoti.

25. Dishepullit i mjafton të jetë si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të jetë si i zoti. Nëse e quajtën Beelzebul të zotin e shtëpisë, aq më shumë do t’i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij.»

26. «Prandaj mos kini frikë prej tyre, sepse nuk ka asgjë të mbuluar që s’do të zbulohet, apo të fshehtë që s’do të merret vesh.

27. Çfarë po ju them në errësirë, thojeni në dritë dhe çfarë ju pëshpëritet në vesh, shpalleni nga çatitë.

28. Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin. Kini frikë atë që mund të shkatërrojë edhe shpirtin, edhe trupin në ferr.

29. A nuk shiten dy harabela për një qindarkë? Megjithatë asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa vullnetin e Atit tuaj.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 10