Dhjata e Re

Mateu 10:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Pasi thirri pranë vetes dymbëdhjetë dishepujt, Jezui u dha atyre pushtet për të dëbuar shpirtrat e ndyrë dhe për të shëruar çdo sëmundje e lëngatë.

2. Këta janë emrat e dymbëdhjetë apostujve: i pari Simoni, që quhet Pjetër, dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vëllai i tij;

3. Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mate tagrambledhësi; Jakobi, biri i Alfeut, dhe Tadeu;

4. Simon kananeasi dhe Judë Iskarioti, ai që e tradhtoi.

5. Jezui i dërgoi këta dymbëdhjetë dishepuj e i porositi kështu:«Mos shkoni udhëve të paganëve dhe mos hyni në asnjë qytet samaritanësh,

6. por shkoni te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.

7. Ndërsa shkoni, predikoni e thoni: “Mbretëria e qiejve është afër”.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 10