Dhjata e Re

Mateu 1:13-21 Së Bashku (ALNT)

13. Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindi Azori,

14. Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi,

15. Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, të cilit i lindi Jakobi.

16. Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, prej së cilës lindi Jezui, i quajtur Krisht.

17. Breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë gjithsej katërmbëdhjetë, nga Davidi deri te shpërngulja në Babiloni katërmbëdhjetë dhe nga shpërngulja në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë brezni.

18. Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: Maria, nëna e tij, ishte e fejuar me Jozefin, por përpara se të bashkoheshin, ajo mbeti shtatzënë nga Shpirti i Shenjtë.

19. Por, meqenëse Jozefi, burri i saj, ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta turpëronte, vendosi ta ndante fshehurazi.

20. Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i Shenjtë.

21. Ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’ia vësh emrin Jezu, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 1