Dhjata e Re

Marku 5:1-12 Së Bashku (ALNT)

1. Arritën në bregun tjetër të liqenit, në vendin e gerasenëve

2. dhe menjëherë, sapo doli Jezui nga varka, erdhi nga varrezat tek ai një njeri i pushtuar nga një shpirt i ndyrë.

3. Ai banonte në varreza dhe askush nuk mund ta lidhte më as me zinxhirë,

4. sepse disa herë e kishin lidhur me pranga e zinxhirë, por ai i kishte këputur zinxhirët dhe i kishte thyer prangat dhe askush nuk mund ta zbuste dot.

5. Natë e ditë rrinte nëpër varre e nëpër male, duke bërtitur dhe duke e goditur veten me gurë.

6. Kur e pa Jezuin nga larg, ai vrapoi, ra në gjunjë para tij

7. dhe thirri me zë të lartë: «Çfarë ke me mua, o Jezu, Biri i Perëndisë më të lartë? Të përbej për Perëndinë, mos më mundo!».

8. Jezui i tha: «Shpirt i ndyrë, dil nga ky njeri!».

9. Dhe e pyeti: «Si e ke emrin?». Ai iu përgjigj: «Emri im është Legjion, sepse jemi shumë».

10. Dhe djalli i lutej shumë Jezuit që të mos e dëbonte jashtë atij vendi.

11. Aty pranë malit gjendej një tufë e madhe derrash që po kullosnin.

12. Shpirtrat e ndyrë iu lutën Jezuit e i thanë: «Na dërgo të hyjmë te derrat!».

Lexoni kapitullin e plotë Marku 5