Dhjata e Re

Marku 13:25-37 Së Bashku (ALNT)

25. Yjet do të bien nga qiellidhe pushtetet që janë në qielldo të tronditen.

26. Pastaj do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi re me pushtet të madh e me lavdi.

27. Atëherë ai do të dërgojë engjëjt dhe do të mbledhë të zgjedhurit e tij nga të katër anët, prej skajeve të dheut deri te skajet e qiellit.»

28. «Mësoni nga shëmbëlltyra e fikut. Sapo dega e tij bëhet e njomë dhe nxjerr gjethe, ju e dini se po afrohet vera.

29. Kështu edhe ju, kur të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se fundi është afër, te dera.

30. Me të vërtetë po ju them se kjo brezni nuk do të kalojë pa ndodhur të gjitha këto gjëra.

31. Qielli e toka do të shkojnë, por fjalët e mia jo.»

32. «Askush nuk e di atë ditë apo atë orë. As engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.

33. Kini kujdes dhe rrini zgjuar, se nuk e dini kur do të vijë koha.

34. Kjo është si puna e atij njeriut që niset për rrugë. Ai largohet nga shtëpia, i cakton secilit shërbëtor punën e vet dhe e urdhëron rojtarin e derës që të rrijë zgjuar.

35. Prandaj rrini zgjuar se nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë, në mbrëmje a në mesnatë, në agim a në mëngjes,

36. që nëse vjen befasisht, të mos ju gjejë në gjumë.

37. Atë që ju them juve, ua them të gjithëve: rrini zgjuar!».

Lexoni kapitullin e plotë Marku 13