Dhjata e Re

Marku 12:34-44 Së Bashku (ALNT)

34. Kur pa se iu përgjigj me mend, Jezui i tha: «Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë». Dhe askush nuk kishte guxim ta pyeste më.

35. Ndërsa po mësonte njerëzit në tempull, Jezui i pyeti: «E si mund të thonë skribët se Krishti është Biri i Davidit?

36. Vetë Davidi ka thënë me anë të Shpirtit të Shenjtë: I tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time, derisa t’i vë armiqtë e tu nën këmbët e tua.

37. Kur vetë Davidi e thërret Zot, si mund të jetë ai biri i tij?».Dhe turma e madhe e dëgjonte me ëndje.

38. Dhe ndërsa i mësonte, u thoshte:«Ruhuni nga skribët që kënaqen kur mbajnë rroba të gjata, me qëllim që të tjerët t’i përshëndesin shesheve publike,

39. që zënë vendet e para nëpër sinagoga dhe kryet e vendit nëpër festa,

40. që përlajnë pasuritë e vejushave dhe luten gjatë për të rënë në sy. Këta do të marrin ndëshkim më të rëndë».

41. Si u ul përballë arkës së thesarit, Jezui shikonte turmën që hidhte monedha të vogla në thesar. Shumë të pasur hidhnin shumë para.

42. Aty erdhi një vejushë e varfër dhe hodhi dy monedha bakri, domethënë një kuadrant.

43. Jezui thirri dishepujt e u tha:«Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë e varfër hodhi në arkën e thesarit më shumë se të gjithë të tjerët,

44. sepse të gjithë dhanë nga tepricat e tyre, ndërsa ajo, në varfërinë e saj, dha gjithçka që kishte për të jetuar».

Lexoni kapitullin e plotë Marku 12