Dhjata e Re

Marku 11:3-15 Së Bashku (ALNT)

3. Nëse dikush ju thotë “ç’po bëni?”, i thoni: “Zoti ka nevojë për të dhe do t’jua kthejë përsëri”».

4. Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere përjashta në rrugë dhe e zgjidhën.

5. Disa njerëz që po rrinin aty u thanë: «Përse po e zgjidhni kërriçin?».

6. Dy dishepujt u përgjigjën siç u kishte thënë Jezui dhe ata i lejuan.

7. Pastaj e sollën kërriçin te Jezui, i hodhën përsipër rrobat e tyre dhe Jezui u ul mbi të.

8. Shumë veta shtruan në rrugë rrobat e tyre, ndërsa të tjerë shtruan degë të këputura nëpër fusha.

9. Ata që ecnin përpara tij dhe ata pas tij, thërrisnin:«Hosana! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!

10. Bekuar qoftë mbretëria që vjen, mbretëria e Davidit, atit tonë! Hosana në lartësitë e qiejve!».

11. Jezui hyri në Jerusalem e shkoi në tempull. Ai vështroi gjithçka rreth e rrotull dhe meqenëse tashmë ishte vonë, doli për të shkuar në Betani bashkë me të dymbëdhjetët.

12. Të nesërmen, pasi u kthyen nga Betania, Jezuin e mori uria.

13. Nga larg pa një fik që kishte gjethe dhe shkoi të shihte nëse do të gjente ndonjë fryt. Kur iu afrua, nuk gjeti asgjë përveç gjetheve, se nuk ishte koha e fiqve.

14. Atëherë i tha fikut: «Mos ngrëntë njeri kurrë fryt prej teje!». Dhe dishepujt e dëgjuan.

15. Kur arritën në Jerusalem, Jezui hyri në tempull dhe nisi të dëbonte ata që shisnin e blinin aty. Pastaj përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe tryezat e tregtarëve të pëllumbave

Lexoni kapitullin e plotë Marku 11