Dhjata e Re

Marku 11:3-10 Së Bashku (ALNT)

3. Nëse dikush ju thotë “ç’po bëni?”, i thoni: “Zoti ka nevojë për të dhe do t’jua kthejë përsëri”».

4. Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere përjashta në rrugë dhe e zgjidhën.

5. Disa njerëz që po rrinin aty u thanë: «Përse po e zgjidhni kërriçin?».

6. Dy dishepujt u përgjigjën siç u kishte thënë Jezui dhe ata i lejuan.

7. Pastaj e sollën kërriçin te Jezui, i hodhën përsipër rrobat e tyre dhe Jezui u ul mbi të.

8. Shumë veta shtruan në rrugë rrobat e tyre, ndërsa të tjerë shtruan degë të këputura nëpër fusha.

9. Ata që ecnin përpara tij dhe ata pas tij, thërrisnin:«Hosana! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!

10. Bekuar qoftë mbretëria që vjen, mbretëria e Davidit, atit tonë! Hosana në lartësitë e qiejve!».

Lexoni kapitullin e plotë Marku 11