Dhjata e Re

Marku 11:18-31 Së Bashku (ALNT)

18. Kryepriftërinjtë dhe skribët dëgjuan për këtë dhe kërkonin sesi ta vrisnin. Në të vërtetë e kishin frikë, sepse tërë turma mahnitej me mësimin e tij.

19. Kur ra muzgu, ata dolën nga qyteti.

20. Në mëngjes, ndërsa po kalonin andej, panë fikun të tharë që në rrënjë.

21. Pjetri u kujtua dhe i tha Jezuit: «Mësues, shiko! Fiku që mallkove është tharë».

22. Jezui u tha:«Kini besim në Perëndinë!

23. Me të vërtetë po ju them se nëse dikush i thotë këtij mali “ngrihu e hidhu në det” dhe nuk ka dyshime në zemër, por beson se ajo që thotë do të ndodhë, kështu do të bëhet.

24. Prandaj po ju them se çfarëdo që të kërkoni në lutje, besoni se do ta merrni dhe kështu do të bëhet.

26 . Nëse nuk ia falni, as Ati juaj që është në qiell nuk do t’jua falë paudhësitë.».

27. Kur erdhën përsëri në Jerusalem, Jezui po ecte në tempull dhe kryepriftërinjtë, skribët e pleqtë iu afruan

28. dhe i thanë: «Me ç’autoritet i bën këto gjëra? Kush ta ka dhënë këtë autoritet që të bësh këto gjëra?».

29. Jezui u tha: «Unë do t’ju bëj vetëm një pyetje. Përgjigjmuni dhe do t’ju tregoj me ç’autoritet i bëj këto gjëra.

30. Pagëzimi i Gjonit, vinte prej qiellit apo prej njerëzve? Përgjigjmuni!».

31. Atëherë ata i thanë njëri-tjetrit: «Po të themi “prej qiellit”, do të na thotë: “Pse nuk i besuat atij?”.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 11