Dhjata e Re

Luka 9:50-60 Së Bashku (ALNT)

50. Por Jezui i tha: «Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër jush, është me ju».

51. Kur po afroheshin ditët e ngritjes së tij në qiell, Jezui mori vendim të prerë për të shkuar në Jerusalem

52. dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Gjatë rrugës u ndalën në një fshat samaritanësh për të bërë përgatitjet për Jezuin,

53. por ata nuk e pranuan, sepse po shkonte drejt Jerusalemit.

54. Kur dishepujt e tij, Jakobi dhe Gjoni, e panë këtë gjë, i thanë: «Zot, a do që të urdhërojmë të zbresë zjarri nga qielli e t’i përpijë?».

55. Por Jezui u kthye e i qortoi.

56. Pastaj shkuan në një fshat tjetër.

57. Ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: «Do të të ndjek kudo që të shkosh».

58. Por Jezui i tha: «Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit kanë fole, ndërsa Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështesë kokën».

59. Një tjetri i tha: «Më ndiq!». Por ai iu përgjigj: «Zot, më lejo të shkoj e të varros më parë tim atë!».

60. Jezui i tha: «Lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e tyre, ndërsa ti shko e shpall mbretërinë e Perëndisë».

Lexoni kapitullin e plotë Luka 9