Dhjata e Re

Luka 9:21-30 Së Bashku (ALNT)

21. Jezui i urdhëroi rreptësisht të mos i tregonin askujt për këtë

22. dhe u tha se Biri i njeriut duhej të vuante shumë dhe se nuk do të pranohej nga pleqtë, kryepriftërinjtë dhe skribët. Pastaj do ta vrisnin, por ditën e tretë do të ngjallej.

23. Atëherë u tha të gjithëve:«Kush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë.

24. Sepse kushdo që dëshiron ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe kushdo që e humbet jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë atë.

25. Ç’dobi do të kishte njeriu po të fitonte mbarë botën, por të humbte dhe të rrënonte veten?

26. Por edhe Biri i njeriut, kur të vijë me lavdinë e tij e me lavdinë e Atit dhe të engjëjve të shenjtë, do të ketë turp për ata që kanë turp nga unë ose nga fjalët e mia.

27. Me të vërtetë po ju them se disa nga ata që janë këtu, nuk do të provojnë vdekjen pa e parë mbretërinë e Perëndisë».

28. Rreth tetë ditë pasi tha këto fjalë, Jezui mori me vete Pjetrin, Gjonin, Jakobin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.

29. Ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi e rrobat morën një bardhësi vezulluese.

30. Pastaj panë dy burra që po flisnin me Jezuin. Ishin Moisiu dhe Elia,

Lexoni kapitullin e plotë Luka 9