Dhjata e Re

Luka 6:24-34 Së Bashku (ALNT)

24. Por mjerë ju që jeni të pasur,se ju e keni marrë ngushëllimin tuajnë këtë jetë!

25. Mjerë ju që tani e keni barkun plot,se do të keni uri!Mjerë ju që tani qeshni,se do t’ju zërë trishtimidhe do të qani!

26. Mjerë ju kur të gjithë do të flasin mirë për ju, se kështu kanë bërë etërit e tyre me profetët e rremë!»

27. «Por unë po ju them juve që më dëgjoni:Duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre që ju urrejnë.

28. Bekojini ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.

29. Nëse dikush të qëllon në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën. Kushdo që të merr mantelin, mos e pengo të të marrë edhe tunikën.

30. Jepi kujtdo që të kërkon ndonjë gjë dhe, nëse dikush të merr ndonjë gjë tënden, mos ia kërko.

31. Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të donit t’ju bëjnë ata juve.

32. Sepse, nëse doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite keni? Edhe mëkatarët i duan ata që i duan.

33. Dhe nëse u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite keni? Edhe mëkatarët bëjnë kështu.

34. Nëse u jepni hua vetëm atyre prej të cilëve shpresoni se do t’jua kthejnë, çfarë merite keni? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që të marrin prej tyre çfarë kanë dhënë.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 6