Dhjata e Re

Luka 21:2-11 Së Bashku (ALNT)

2. Ai pa edhe një vejushë të varfër, që hodhi dy monedha të vogla bakri

3. dhe tha: «Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë e varfër ka hedhur më shumë se ata të gjithë,

4. sepse ata hodhën nga tepricat e tyre te dhuratat e thesarit, ndërsa ajo dha nga varfëria e saj gjithçka që kishte për të jetuar».

5. Kur disa po flisnin për tempullin, sesi ishte i stolisur me gurë të bukur dhe i zbukuruar me dhurata kushtuar Perëndisë, Jezui tha:

6. «Do të vijnë ditë kur, nga këto që po shihni, nuk do të mbesë gur mbi gur pa u rrëzuar».

7. Atëherë e pyetën Jezuin: «Mësues, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja se ato po ndodhin?».

8. Ai tha:«Hapni sytë se mos ju mashtrojnë, sepse do të vijnë shumë veta në emrin tim e do të thonë: “Jam unë”, ose “U afrua koha”. Mos shkoni pas tyre.

9. Kur të dëgjoni për luftëra e trazira, mos u tmerroni, sepse këto gjëra duhet të ndodhin më parë, por prapë fundi nuk do të vijë menjëherë».

10. Pastaj u tha: «Një komb do të ngrihet kundër një kombi tjetër dhe një mbretëri kundër një mbretërie tjetër.

11. Do të bien tërmete të mëdha dhe në disa vende do të ketë zi buke e murtaja. Do të ketë edhe dukuri të frikshme e shenja të mëdha nga qielli,

Lexoni kapitullin e plotë Luka 21