Dhjata e Re

Luka 21:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Jezui ngriti sytë dhe pa të pasurit tek hidhnin dhuratat e tyre në thesar.

2. Ai pa edhe një vejushë të varfër, që hodhi dy monedha të vogla bakri

3. dhe tha: «Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë e varfër ka hedhur më shumë se ata të gjithë,

4. sepse ata hodhën nga tepricat e tyre te dhuratat e thesarit, ndërsa ajo dha nga varfëria e saj gjithçka që kishte për të jetuar».

5. Kur disa po flisnin për tempullin, sesi ishte i stolisur me gurë të bukur dhe i zbukuruar me dhurata kushtuar Perëndisë, Jezui tha:

6. «Do të vijnë ditë kur, nga këto që po shihni, nuk do të mbesë gur mbi gur pa u rrëzuar».

7. Atëherë e pyetën Jezuin: «Mësues, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja se ato po ndodhin?».

Lexoni kapitullin e plotë Luka 21