Dhjata e Re

Luka 19:38-48 Së Bashku (ALNT)

38. Ata thoshin: «Bekuar qoftë mbretiqë vjen në emër të Zotit!Paqe në qielle lavdi në lartësitë e qiejve!».

39. Disa nga farisenjtë që ishin në turmë i thanë Jezuit: «Mësues, urdhëroji dishepujt të heshtin».

40. Por Jezui u përgjigj: «Unë po ju them, edhe po të heshtnin këta, gurët do të bërtisnin».

41. Kur iu afrua qytetit dhe e pa, Jezui qau për të

42. e tha:«Ah sikur ta kuptoje edhe ti sot se nga vjen paqja! Por kjo është e fshehtë për sytë e tu.

43. Po vijnë ditët kur armiqtë e tu do të hapin llogore rreth teje, do të të rrethojnë e do të të shtrëngojnë nga çdo anë.

44. Pastaj do të të shtrijnë përdhe ty e fëmijët e tu dhe nuk do të të lënë gur mbi gur, sepse ti nuk e njohe kohën kur Perëndia erdhi për të të ndihmuar».

45. Pastaj Jezui hyri në tempull e filloi të dëbonte ata që shisnin aty.

46. Dhe u tha: «Shkrimi i shenjtë thotë: Shtëpia ime është shtëpi lutjeje,por ju e keni bërë shpellë kusarësh».

47. Jezui mësonte njerëzit çdo ditë në tempull. Kryepriftërinjtë, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin,

48. por nuk dinin çfarë të bënin, sepse i gjithë populli mrekullohej kur e dëgjonte.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 19