Dhjata e Re

Luka 19:31-40 Së Bashku (ALNT)

31. Nëse dikush ju pyet “përse po e zgjidhni?”, i thoni kështu: “Zoti ka nevojë për të”».

32. Atëherë, ata që dërgoi Jezui, u nisën dhe gjetën gjithçka, siç u kishte thënë ai.

33. Kur po e zgjidhnin kërriçin, të zotët i pyetën: «Përse po e zgjidhni kërriçin?».

34. Ata thanë: «Zoti ka nevojë për të».

35. Atëherë ia sollën kërriçin Jezuit, i hodhën përsipër rrobat e tyre dhe Jezui u ul mbi të.

36. Gjatë udhës njerëzit shtronin në rrugë rrobat e tyre.

37. Kur iu afrua rrugës që zbret nga Mali i Ullinjve, mbarë turma e dishepujve filloi të lavdërojë Perëndinë me gëzim e me zë të lartë për të gjitha veprat e fuqishme që kishin parë.

38. Ata thoshin: «Bekuar qoftë mbretiqë vjen në emër të Zotit!Paqe në qielle lavdi në lartësitë e qiejve!».

39. Disa nga farisenjtë që ishin në turmë i thanë Jezuit: «Mësues, urdhëroji dishepujt të heshtin».

40. Por Jezui u përgjigj: «Unë po ju them, edhe po të heshtnin këta, gurët do të bërtisnin».

Lexoni kapitullin e plotë Luka 19