Dhjata e Re

Luka 19:26-36 Së Bashku (ALNT)

26. Ai u përgjigj: “Unë po ju them se kujtdo që ka, do t’i jepet edhe më shumë, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.

27. Ndërsa ata armiqtë e mi që nuk dëshironin të bëhesha mbreti i tyre, sillini këtu e vritini para syve të mi!”».

28. Pasi tha këto, Jezui u priu për në Jerusalem.

29. Kur iu afrua Betfagës dhe Betanisë, në vendin që quhet Mali i Ullinjve, dërgoi dy prej dishepujve

30. dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe kur të hyni, do të gjeni të lidhur një kërriç, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri. Zgjidheni dhe silleni.

31. Nëse dikush ju pyet “përse po e zgjidhni?”, i thoni kështu: “Zoti ka nevojë për të”».

32. Atëherë, ata që dërgoi Jezui, u nisën dhe gjetën gjithçka, siç u kishte thënë ai.

33. Kur po e zgjidhnin kërriçin, të zotët i pyetën: «Përse po e zgjidhni kërriçin?».

34. Ata thanë: «Zoti ka nevojë për të».

35. Atëherë ia sollën kërriçin Jezuit, i hodhën përsipër rrobat e tyre dhe Jezui u ul mbi të.

36. Gjatë udhës njerëzit shtronin në rrugë rrobat e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 19