Dhjata e Re

Luka 19:1-9 Së Bashku (ALNT)

1. Jezui hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet.

2. Aty ishte një njeri me emrin Zake. Ai ishte kryetagrambledhës dhe ishte i pasur.

3. Zakeu po përpiqej të shihte kush ishte Jezui, por ishte i shkurtër e nuk mund ta shihte për shkak të turmës.

4. Atëherë vrapoi përpara dhe hipi në një fik për ta parë, sepse Jezui po kalonte asaj rruge.

5. Kur Jezui arriti aty, ngriti sytë e i tha: «Zake, zbrit shpejt, se sot duhet të ndalem në shtëpinë tënde».

6. Zakeu zbriti me nxitim dhe u gëzua që do të priste Jezuin në shtëpi.

7. Të gjithë ata që e panë këtë, filluan të murmurisnin: «Ky shkoi mik te një mëkatar».

8. Zakeu, që rrinte në këmbë, i tha Zotit: «Ja, Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime e nëse i kam marrë ndokujt para me mashtrim, do t’ia kthej katërfish».

9. Atëherë Jezui i tha: «Sot erdhi shpëtimi në këtë shtëpi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 19