Dhjata e Re

Luka 14:28-33 Së Bashku (ALNT)

28. Kush nga ju nëse dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të bëjë llogaritë për të parë a ka sa i duhen për ta mbaruar?

29. Përndryshe, nëse i ka hedhur themelet e nuk është në gjendje ta përfundojë, ata që e shohin do të fillojnë ta tallin

30. e do t’i thonë: “Ky njeri filloi të ndërtonte, por nuk qe i zoti ta mbaronte.”

31. Ose, cili mbret, kur del në luftë për t’u ndeshur me një mbret tjetër, nuk ulet më parë të shqyrtojë a është i aftë që me dhjet mijë veta t’i bëjë ballë atij që vjen me njëzet mijë?

32. Atëherë, nëse nuk mundet, i dërgon një përfaqësi për t’i kërkuar kushtet e paqes ndërsa ai është ende larg.

33. Prandaj, asnjëri nga ju nuk mund të bëhet dishepulli im nëse nuk heq dorë nga tërë pasuria që zotëron.»

Lexoni kapitullin e plotë Luka 14