Dhjata e Re

Luka 14:22-35 Së Bashku (ALNT)

22. Dhe shërbëtori i tha: “Zotëri, bëmë siç urdhërove dhe ka prapë vend.”

23. Atëherë i zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër rrugë e shtigje dhe detyroji njerëzit të hyjnë brenda, që të mbushet shtëpia ime.”

24. Unë po ju them: asnjë nga ata që ishin të ftuar nuk do ta shijojë darkën time».

25. Jezuin po e ndiqnin turma të mëdha, por ai u kthye dhe u tha:

26. «Kush vjen pas meje dhe nuk e urren babanë e nënën, gruan e fëmijët, vëllezërit e motrat, madje edhe vetë jetën e tij, nuk mund të jetë dishepulli im.

27. Kush nuk e mbart kryqin e vet për të ardhur pas meje, nuk mund të jetë dishepulli im.

28. Kush nga ju nëse dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të bëjë llogaritë për të parë a ka sa i duhen për ta mbaruar?

29. Përndryshe, nëse i ka hedhur themelet e nuk është në gjendje ta përfundojë, ata që e shohin do të fillojnë ta tallin

30. e do t’i thonë: “Ky njeri filloi të ndërtonte, por nuk qe i zoti ta mbaronte.”

31. Ose, cili mbret, kur del në luftë për t’u ndeshur me një mbret tjetër, nuk ulet më parë të shqyrtojë a është i aftë që me dhjet mijë veta t’i bëjë ballë atij që vjen me njëzet mijë?

32. Atëherë, nëse nuk mundet, i dërgon një përfaqësi për t’i kërkuar kushtet e paqes ndërsa ai është ende larg.

33. Prandaj, asnjëri nga ju nuk mund të bëhet dishepulli im nëse nuk heq dorë nga tërë pasuria që zotëron.»

34. «Kripa është e mirë, por nëse e humbet shijen, si mund ta rifitojë atë?

35. Nuk është e përshtatshme më as për tokën, as për plehun, por vetëm për t’u hedhur. Kush ka veshë, le të dëgjojë».

Lexoni kapitullin e plotë Luka 14