Dhjata e Re

Luka 12:48-59 Së Bashku (ALNT)

48. Por ai që nuk e dinte dhe bëri gjëra për të cilat meriton të rrihet, do të rrihet më pak. Kujt i është dhënë shumë, do t’i kërkohet shumë. Kujt i është besuar shumë, do t’i kërkohet edhe më shumë.»

49. «Unë erdha që të sjell zjarrin mbi tokë e sa shumë dëshiroj të ndizet!

50. Kam një pagëzim me të cilin do të pagëzohem e me sa padurim e pres të përmbushet.

51. Mos vallë mendoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo paqe, po ju them, por përçarje.

52. Që tani e tutje nëse në një shtëpi do të jenë pesë veta, do të ndahen tre kundër dyve e dy kundër treve.

53. Do të ndahenati nga i biridhe biri nga i ati,nëna nga e bijadhe bija nga e ëma,vjehrra nga nusjadhe nusja nga e vjehrra».

54. Pastaj u tha turmave:«Kur shihni renë që ngrihet në perëndim, ju menjëherë thoni se do të bjerë shi e kështu ndodh.

55. Kur shihni se po fryn juga, ju thoni se do të bëjë i nxehtë i madh e kështu ndodh.

56. Hipokritë! Dukuritë e tokës e të qiellit dini t’i shpjegoni, po si nuk ditkeni të shpjegoni kohën e tanishme?»

57. «Pse nuk gjykoni vetë se ç’është e drejtë?

58. Nëse je rrugës për te gjykatësi bashkë me kundërshtarin tënd, përpiqu të merresh vesh me të rrugës, që kur të dalësh para gjykatësit, ai të mos të dorëzojë te roja e pastaj roja të të fusë në burg.

59. Unë po të them se nuk do të dalësh që andej pa paguar deri edhe qindarkën e fundit».

Lexoni kapitullin e plotë Luka 12