Dhjata e Re

Hebrenjve 5:5-11 Së Bashku (ALNT)

5. Kështu edhe Krishti nuk e mori vetë nderin për t’u bërë kryeprift, por ia dha Perëndia kur i tha: Ti je Biri im, të kam lindur sot.

6. Po ashtu thotë: Ti do të jesh prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut.

7. Gjatë jetës së tij njerëzore, Jezui iu lut dhe iu përgjërua me klithma të forta dhe me lot atij që mund ta shpëtonte nga vdekja. Dhe Perëndia e dëgjoi për shkak të nënshtrimit të tij.

8. Ndonëse ishte Biri i Perëndisë, ai mësoi bindjen nga gjithë ato që pësoi.

9. Pasi u bë i përsosur, ai u bë shkaktari i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që i binden.

10. Perëndia e shpalli atë kryeprift sipas urdhrit të Melkisedekut.

11. Lidhur me këtë, kemi shumë gjëra për t’ju thënë, por është vështirë t’jua shpjegojmë, sepse keni filluar të kuptoni me vështirësi.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 5