Dhjata e Re

Hebrenjve 5:1-8 Së Bashku (ALNT)

1. Çdo kryeprift merret nga njerëzit dhe caktohet t’i shërbejë Perëndisë në dobi të njerëzve. Ai kushton dhurata dhe fli për mëkatet.

2. Ai është në gjendje të ndiejë dhembshuri për të paditurit dhe të mashtruarit, sepse edhe ai është njeri i dobët.

3. Prandaj, atij i duhet të kushtojë fli jo vetëm për mëkatet e popullit, por edhe për të vetat.

4. Askush nuk e merr vetë këtë nder, por e merr kur thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni.

5. Kështu edhe Krishti nuk e mori vetë nderin për t’u bërë kryeprift, por ia dha Perëndia kur i tha: Ti je Biri im, të kam lindur sot.

6. Po ashtu thotë: Ti do të jesh prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut.

7. Gjatë jetës së tij njerëzore, Jezui iu lut dhe iu përgjërua me klithma të forta dhe me lot atij që mund ta shpëtonte nga vdekja. Dhe Perëndia e dëgjoi për shkak të nënshtrimit të tij.

8. Ndonëse ishte Biri i Perëndisë, ai mësoi bindjen nga gjithë ato që pësoi.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 5