Dhjata e Re

Hebrenjve 4:1-10 Së Bashku (ALNT)

1. Përderisa premtimi për të hyrë në prehjen e Perëndisë vazhdon të jetë i vlefshëm, le të kemi frikë se mos ndonjëri nga ju mbetet jashtë.

2. Edhe ne e kemi dëgjuar ungjillin, sikurse edhe ata që ishin në shkretëtirë, por atyre nuk u vlejti fjala që dëgjuan, pasi nuk e dëgjuan me besim.

3. Ne që besuam do të hyjmë në prehjen e Perëndisë, për të cilën ai ka thënë: Dhe kështu në zemërimin tim u betova: nuk do të hyjnë kurrë në prehjen time.Ai e tha këtë, ndonëse veprat e tij kishin mbaruar që me krijimin e botës.

4. Ndërsa për ditën e shtatë ka thënë diku: Perëndia pushoi ditën e shtatë, pasi i mbaroi të gjitha veprat e tij.

5. Po për të njëjtën gjë shton: Nuk do të hyjnë kurrë në prehjen time.

6. Ata që e dëgjuan në fillim ungjillin nuk hynë në prehjen e Perëndisë për shkak të mosbindjes. Por, meqenëse mbeten edhe të tjerë për të hyrë në të,

7. Perëndia caktoi përsëri një ditë të quajtur ‘sot’, kur thotë pas kaq kohe nëpërmjet Davidit: Sot, nëse e dëgjoni zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja.

8. Pra, nëse Jozueu do ta kishte çuar popullin në prehje, atëherë Perëndia nuk do të fliste më për një ditë tjetër.

9. Kështu, për popullin e Perëndisë është ende e mundshme një ditë prehjeje si e shtuna e prehjes së Perëndisë.

10. Ai që hyn në prehjen e Perëndisë do të pushojë së bëri veprat e veta, ashtu siç bëri edhe Perëndia.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 4