Dhjata e Re

Hebrenjve 13:4-15 Së Bashku (ALNT)

4. Martesa le të jetë e ndershme për të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse kurvarët dhe ata që bëjnë tradhti bashkëshortore do t’i gjykojë Perëndia.

5. Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t’ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: Nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.

6. Kështu mund të themi me guxim: Zoti është ndihma ime dhe nuk do të kem frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu?

7. Kujtoni krerët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë. Shikoni si e jetuan jetën dhe ndiqni shembullin e besimit të tyre.

8. Jezu Krishti është gjithnjë i njëjti, dje, sot dhe në amshim.

9. Mos rendni pas mësimeve të ndryshme dhe të huaja, sepse është mirë që zemra të forcohet me hir e jo me të ngrëna. Ata që vepruan kështu nuk patën asnjë dobi.

10. Ne kemi një altar, nga i cili nuk kanë të drejtë të hanë ata që e adhurojnë Perëndinë në tendë.

11. Kryeprifti çon në shenjtërore gjak kafshësh, të cilin e kushton për mëkatet, ndërsa vetë kafshët digjen jashtë vendbanimit.

12. Prandaj edhe Jezui vuajti jashtë portës së qytetit, që ta shenjtëronte popullin nëpërmjet gjakut të tij.

13. Kështu, le të dalim edhe ne jashtë vendbanimit dhe të shkojmë drej tij, duke duruar të njëjtin poshtërim.

14. Sepse nuk e kemi këtu qytetin e përhershëm, por kërkojmë atë që ka për të ardhur.

15. Nëpërmjet Jezuit, le t’i kushtojmë gjithnjë Perëndisë flijim lavdërimi, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 13