Dhjata e Re

Hebrenjve 13:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Dashuria vëllazërore le të mbetet!

2. Mikpritjen mos e harroni, sepse nëpërmjet saj, disa, pa e ditur, pritën engjëj në shtëpi.

3. Kujtoni të burgosurit, si të ishit edhe ju të burgosur me ta. Kujtoni edhe ata që keqtrajtohen, sepse edhe ju jeni njerëz me trup si ata.

4. Martesa le të jetë e ndershme për të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse kurvarët dhe ata që bëjnë tradhti bashkëshortore do t’i gjykojë Perëndia.

5. Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t’ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: Nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.

6. Kështu mund të themi me guxim: Zoti është ndihma ime dhe nuk do të kem frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu?

7. Kujtoni krerët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë. Shikoni si e jetuan jetën dhe ndiqni shembullin e besimit të tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 13