Dhjata e Re

Gjoni 8:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Ndërsa Jezui shkoi në Malin e Ullinjve.

2. Në të gdhirë, ai u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli shkonte pranë tij. Ai u ul dhe mësonte njerëzit.

3. Atëherë skribët dhe farisenjtë i çuan një grua që e kishin kapur duke bërë tradhti bashkëshortore dhe pasi e vunë në mes,

4. i thanë: «Mësues, kjo grua u kap duke bërë tradhti bashkëshortore.

5. Në ligj Moisiu na ka urdhëruar që t’i vrasim me gurë gra të tilla. Po ti, ç’thua?».

6. Këtë e thanë për ta zënë në kurth, që të kishin për çfarë ta padisnin, por Jezui u ul dhe filloi të shkruante me gisht në tokë.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 8