Dhjata e Re

Gjoni 5:17-25 Së Bashku (ALNT)

17. Ndërsa Jezui u tha: «Ati im vepron gjithmonë, prandaj edhe unë veproj».

18. Kështu judenjtë kërkonin edhe më shumë ta vrisnin, sepse jo vetëm që shkelte ligjin e së shtunës, por edhe thoshte se Perëndia ishte Ati i tij, duke e bërë veten të barabartë me Perëndinë.

19. Atëherë Jezui u tha:«Me të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë nga vetja, përveç asaj që sheh se bën Ati. Ato gjëra që bën Ati, bën edhe Biri.

20. Ati e do Birin dhe i tregon gjithçka që bën. Ai do t’i tregojë vepra edhe më të mëdha, që ju të mrekulloheni.

21. Sepse ashtu si Ati ngjall të vdekurit dhe u jep jetë, kështu edhe Biri u jep jetë atyre që dëshiron.

22. Ati nuk gjykon njeri, por gjithë gjykimin ia ka lënë në dorë Birit,

23. që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin. Kush nuk nderon Birin, nuk e nderon as Atin që e ka dërguar.

24. Me të vërtetë po ju them se ai që dëgjon fjalët e mia dhe i beson atij që më ka dërguar, ka jetën e amshuar dhe nuk do të gjykohet, pasi ka kaluar tashmë nga vdekja në jetë.

25. Me të vërtetë po ju them se po vjen një kohë, dhe madje ajo ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë dhe ata që do ta dëgjojnë, do të jetojnë.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 5