Dhjata e Re

Gjoni 4:40-45 Së Bashku (ALNT)

40. Kur shkuan tek ai, samaritanët iu lutën të qëndronte me ta dhe ai qëndroi atje dy ditë.

41. Edhe më shumë njerëz besuan në të kur dëgjuan fjalët e tij.

42. Ndërsa gruas i thoshin: «Tani nuk besojmë më vetëm nga fjalët e tua, sepse e dëgjuam vetë dhe e dimë se ky është me të vërtetë Shpëtimtari i botës!».

43. Pas këtyre dy ditëve, Jezui iku prej andej dhe shkoi në Galile.

44. Vetë ai kishte thënë se asnjë profet nuk nderohet në vendlindjen e tij,

45. po kur mbërriti në Galile, galileasit e pritën mirë, sepse kishin parë gjithë sa kishte bërë gjatë festës në Jerusalem, pasi edhe ata kishin qenë atje për festë.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 4