Dhjata e Re

Gjoni 4:1-13 Së Bashku (ALNT)

1. Kur Jezui mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se ai po bënte më shumë dishepuj se Gjoni dhe se po pagëzonte,

2. ndonëse nuk pagëzonte Jezui vetë, por dishepujt e tij,

3. la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.

4. Për të arritur atje, i duhej të kalonte nëpër Samari.

5. Kështu mbërriti në një qytet të Samarisë që quhet Sihar, pranë arës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të tij.

6. Atje ndodhej pusi i Jakobit. Jezui, i lodhur nga rruga, u ul te pusi. Ora ishte rreth dymbëdhjetë e drekës.

9. Gruaja samaritane i tha: «Ti që je jude, si kërkon të pish ujë nga unë që jam grua samaritane?». Dihet se judenjtë nuk shoqërohen me samaritanët.

10. Jezui u përgjigj: «Sikur ta njihje dhuratën e Perëndisë dhe atë që po të kërkon për të pirë, atëherë ti do të kërkoje prej tij dhe ai do të të jepte ujë të gjallë».

11. Gruaja i tha: «Zotëri, ti nuk ke kovë dhe pusi është i thellë. Ku do ta gjesh ujin e gjallë?

12. Mos je ti më i madh se Jakobi, ati ynë, që na e dha këtë pus? Ai vetë ka pirë prej këtij pusi bashkë me të bijtë dhe me bagëtitë».

13. Jezui u përgjigj: «Kushdo që pi nga ky ujë do të ketë etje përsëri,

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 4