Dhjata e Re

Gjoni 21:4-14 Së Bashku (ALNT)

4. Kur kishte zbardhur tashmë, Jezui po qëndronte në breg, por dishepujt nuk e njohën që ishte ai.

5. Atëherë Jezui u tha: «Djem, mos keni ndonjë gjë për të ngrënë?».Ata iu përgjigjën: «Jo».

6. Ai u tha: «Hidhni rrjetën në të djathtë të varkës dhe do të kapni peshq».E hodhën rrjetën dhe nuk mund ta tërhiqnin nga numri i madh i peshqve.

7. Dishepulli që Jezui e donte i tha Pjetrit: «Është Zoti». Kur dëgjoi se ishte Zoti, Simon Pjetri veshi rrobat, sepse ishte i zhveshur, dhe u hodh në liqen.

8. Erdhën edhe dishepujt e tjerë me varkë duke tërhequr rrjetën e peshqve. Ata ishin rreth njëqind metra larg nga bregu.

9. Kur dolën në tokë, panë një zjarr me prush mbi të cilin ishte vënë peshk dhe bukë.

10. Jezui u tha: «Sillni nga peshqit që sapo zutë!».

11. Simon Pjetri hipi në varkë dhe nxori në tokë rrjetën të mbushur plot me njëqind e pesëdhjetë e tre peshq të mëdhenj. Megjithëse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.

12. Jezui u tha: «Ejani të hani!». Asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: «Kush je ti?», sepse e dinin që ishte Zoti.

13. Atëherë Jezui u afrua, mori bukën dhe ua dha. Po kështu bëri edhe me peshkun.

14. Kjo ishte tashmë hera e tretë që Jezui u ishte shfaqur dishepujve pasi ishte ngjallur prej të vdekurve.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 21