Dhjata e Re

Gjoni 2:20-25 Së Bashku (ALNT)

20. Atëherë judenjtë i thanë: «U deshën dyzet e gjashtë vjet për ta ndërtuar këtë tempull dhe ti do ta ringresh për tri ditë?».

21. Por ai po fliste për tempullin e trupit të tij.

22. Kur u ngjall prej të vdekurve, dishepujt e tij kujtuan këto fjalë dhe i besuan Shkrimit të shenjtë dhe fjalëve që kishte thënë Jezui.

23. Gjatë qëndrimit të Jezuit në Jerusalem për festën e Pashkës shumë veta i besuan atij pasi panë mrekullitë që bënte.

24. Por vetë Jezui nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë.

25. Ai nuk kishte nevojë që t’i tregonin asgjë për njerëzit, pasi e dinte se ç’kishte përbrenda njeriut.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 2