Dhjata e Re

Gjoni 2:15-23 Së Bashku (ALNT)

15. Pasi bëri një fshikull me litarë, i dëboi të gjithë prej tempullit bashkë me delet dhe qetë, derdhi të hollat e këmbyesve të parave dhe pastaj përmbysi tryezat e tyre.

16. Ndërsa tregtarëve të pëllumbave u tha: «Hiqini këto gjëra që këtej dhe mos e bëni vend tregtie shtëpinë e Atit tim!».

17. Dishepujve të tij iu kujtua ajo pjesë e Shkrimit të shenjtë që thotë: Zelli për shtëpinë tënde do të më djegë.

18. Atëherë ndërhynë disa judenj dhe e pyetën: «Me çfarë mrekullie na bind se mund t’i bësh këto gjëra?».

19. Jezui iu përgjigj: «Shkatërrojeni këtë tempull dhe për tri ditë unë do ta ringre».

20. Atëherë judenjtë i thanë: «U deshën dyzet e gjashtë vjet për ta ndërtuar këtë tempull dhe ti do ta ringresh për tri ditë?».

21. Por ai po fliste për tempullin e trupit të tij.

22. Kur u ngjall prej të vdekurve, dishepujt e tij kujtuan këto fjalë dhe i besuan Shkrimit të shenjtë dhe fjalëve që kishte thënë Jezui.

23. Gjatë qëndrimit të Jezuit në Jerusalem për festën e Pashkës shumë veta i besuan atij pasi panë mrekullitë që bënte.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 2