Dhjata e Re

Gjoni 19:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Atëherë Pilati urdhëroi të merrej Jezui e të rrihej me fshikull.

2. Ushtarët thurën një kurorë me gjemba dhe ia vunë në kokë. Pastaj e veshën me një mantel të purpurt,

3. i afroheshin, e godisnin me shuplaka dhe i thoshin: «Të përshëndesim, o mbreti i judenjve!».

4. Pilati doli përsëri jashtë dhe u tha judenjve: «Ja, po jua sjell jashtë, që të shihni se nuk gjej tek ai asnjë arsye për ta dënuar».

5. Jezui doli jashtë me kurorën e gjembave në kokë dhe i veshur me mantelin e purpurt. Pilati u tha: «Ja njeriu!».

6. Kur e panë, kryepriftërinjtë dhe rojat thirrën: «Kryqëzoje! Kryqëzoje!».Pilati u tha: «Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej tek ai asnjë arsye për ta dënuar».

7. Judenjtë u përgjigjën: «Ne kemi një ligj dhe sipas tij ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë».

8. Kur dëgjoi këto fjalë, Pilati u frikësua më shumë,

9. hyri përsëri në pretorium dhe e pyeti Jezuin: «Nga je ti?». Jezui nuk i dha asnjë përgjigje.

10. Atëherë Pilati i tha: «Mua nuk më flet? A nuk e di ti se unë kam pushtet të të liroj dhe kam pushtet të të kryqëzoj?».

11. Jezui u përgjigj: «Ti nuk do të kishe asnjë pushtet mbi mua, po të mos të të ishte dhënë nga lart. Prandaj ai që më dorëzoi te ti, ka mëkat edhe më të madh.»

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 19